Të edukosh një fëmijë si prind i vetëm

Prindërit e vetëm duhet të shërbejnë si shembujt më të mirë për bazën e familjeve të lumtura dhe të plotësuara. Ka shumë për të mësuar nga ata…

Biologjik detaji i parë i prindërimit, instinkti. E kemi në ADN-në tonë. As shkolla, as jeta, as vetë prindi nuk ta mëson dot prindërimin. Në ditët e sotme fëmija është investim, në plot kuptimin e fjalës. Do mund, dashuri, sakrifica të panumërta. Të ndara mes dy vetëve janë më të thjeshta, më të mundura. Mendoni të jeni të vetëm! E frikshme apo e pamundur?

As njëra, as tjetra. Është mrekulli. Është dashuri. Prindërit e vetëm bëjnë gjithë mundin dhe sakrificat si mami/babi, por marrin kënaqësinë dhe lumturinë e të dy prindërve bashkë. Ambienti përreth nuk është shumë tolerant me prindërit e vetëm. Stigma i ndjek pas. Cilësohen si “njerëz të mjerë”, “imoralë”. Familja ideale (nëse mund ta pranojmë ekzistencën e ideales) nuk ka matës ose tregues fiks. Nuk kërkon detyrimisht një mami,një babi, një vajzë, një djalë. Kjo është familja që e hasim më shpesh. Familja ideale është ajo familje që rrit fëmijë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Si mund të mos e quajmë ideale një familje me dy anëtarë: baba-vajzë, mama-djalë, e të tjerë shembuj?!

Prindërit e vetëm duhet të shërbejnë si shembujt më të mirë për bazën e familjeve të lumtura dhe të plotësuara. Ka shumë për të mësuar nga ata. Të jemi më tolerantë dhe më dashamirës ndaj asaj që ndryshon, nga ajo çka quajmë ideale! Respekt dhe përulje për prindërit e vetëm që po e pasurojnë shoqërinë me individë të denjë!

/Silvana Canaj, Psikologe Këshillimi

Share With:
Translate »
874 Views