Adelina Tahiri tregon si duket pa grim gjatë shtatzënisë

Kur një grua është shtatzënë, gjithmonë e kap një nur bukurie në fytyrën e saj. Ajo duket më bukur se asnjëherë tjetër. Njësoj ndodh edhe me këngëtaren e njohur Adelina Tahiri. Këngëtarja nga Shkupi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Adelina do të bëhet së shpejti nënë e një djali.

Ajo është aktive në rrjetet sociale edhe gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. Madje Adelina na tregon edhe sesi duket pa grim, e veshur thjeshtë teksa konsumon një kafe. Me buzët e plota, dhe me sytë e mëdhenj, Adelina duket më bukur madje e patrukuar. Me siguri edhe shtatzënia e bën të duket mamin e ardhshëm akoma edhe më bukur…

Share With:
Translate »
881 Views