Të gjithë do të donin një vjehërr si princi Charles, ja ç’dhuratë fantastike i ka bërë Meghan Markle
Ndërkohë që të gjithë prisnim që të ishte Thomas Markle, ai që do të shoqëronte të bijën në altar në St. George’s Chapel, Pallati i Kensingtonit do të lajmëronte dy ditë para ceremonisë së shumëpritur që ky rol i ishte besuar princit Charles. Dhe kështu ndodhi, të shtunën e lumtur të 19 majit duka i York-ut u shfaq në krah të dukeshës së re të Sussex-it, Meghan Markle, në rrugëtimin e saj drejt altarit.
Që prej asaj dite e deri më sot kanë kaluar disa muaj, por lidhja e Meghan dhe vjehrrit të saj nuk ka ndryshuar. Ata janë miq shumë të mirë. Sipas burimeve brenda Pallatit mbretëror Meghan e ka ndihmuar princin Charles të rregullojë marrdhënien me Harry-n. Duhet thënë që për shumë vite princ Harry e ka akuzuar babanë e tij si shkaktarin kryesor të vdekjes së lady Dianës. Princin e quan Markle “tungsten”, një lloj metali i fortë dhe i palëkundur dhe është i lumtur që do të bëhet gjysh për herë të katërt. Dhe duke qenë se Meghan është nusja më e vogël e familjes, babi i Harry-t nuk tregohet aspak i kursyer kur bëhet fjalë për dhuratat. Sipas Cosmopolitan UK ai i ka bërë një dhuratë fantastike ditën e dasmës. Ai ia dhënë ka një tennis bracelet- byzylyk me diamantë të bardhës, të cilin dukesha e mban gjithmonë me vete. E kush nuk do ta donte një vjehërr të tillë?
