Të gjithë prindërit e gjejnë veten në videon e Rudina Magjistarit nga pushimet me të bijën
Moderatorja Rudina Magjistari ka nisur zyrtarisht pushimet, ndërsa nuk nguron të postojë foto dhe video.Mëngjesi i sotëm e ka gjetur në një mënyrë të veçantë, duke pritur të bijën që të bëhet gati. Ajo shkruan se është një situatë ku të gjithë prindërit e gjejnë veten, teksa shton se rritja e fëmijëve kërkon shumë durim. Epo, ka të drejtë.
“Në fakt është xhiruar pa ndonjë qëllim të veçantë kjo video (përveçse për të provuar filtrin ) por kur po e rishihja dëshmon për një situatë, ku gjithë mamat e babat ndeshen çdo ditë me fëmijët e vegjël Shumë durim kërkon rritja e tyre, por përderisa shërben për të rritur fëmijë të mirë, ia vlen mundi.
Me pak fjalë, Ti Nuk Je Vetëm! Kush e gjen veten në këtë postim, le të na bashkohet duke rrëfyer përjetime të ngjashme”, ka shkruar ajo krahas videos./M.M-dritare.net