Të jesh fëmijë i vetëm është një privilegj, ose një fatkeqësi…
Fëmijët e vetëm thuhet se jetojnë më mirë dhe ndoshta është e vërtetë. kanë më shumë dashuri nga prindërit, të cilët investojnë gjithçka te krijesa e tyre e vetme. por ka edhe anë negative.
Problemet e të qenët fëmijë i vetëm
Mbi këtë temë të diskutueshme, Universiteti i Melburnit ka kryer një studim në Kinë, ku politika e fëmijës së vetëm është ligj. Është zbuluar se fëmijët pa vëlla apo motër janë më pak altruistë, më pak konkurrues, më pesimistë, më pak të besës… Por të jesh në qendër të vëmendjes mund të mos jetë edhe aq negative…
Fëmija i vetëm mund të zhvillojë një narcizëm të shëndoshë.
Mund të jetë një mirësi ajo e të qenët një fëmijë i vetëm. Të nisemi nga një fakt: sot fëmija është subjekti i vëmendjes së të rriturve dhe ka më shumë fëmijë të vetëm që shihen me dashuri, të inkurajuar sa më shumë të jetë e mundur nga realizimi i subjektivitetit të vet. Kjo është një gjë e mirë në krahasim me një kohë kur fëmijët ishin të frustruar vazhdimisht, dhe është pozitive, sepse fëmija mund të zhvillojë një narcizëm të shëndetshëm, një ndërgjegjësim të plotë falë besimit të presupozuar si i të qenët të dashur nga bota ashtu siç duhesh në familje. Natyrisht fakti i të qenët objekt i parashikimeve ka anën tjetër të medaljes, mund të jetë një burim i pasigurisë. Në përgjithësi, në ditët e sotme, fëmija, i vetëm ose jo, ka më shumë fuqi: vendos se cili kanal televiziv do të shikohet, në çfarë ore do të shkohet në shtrat, kur do të hahet, nëse mësuesja është e mirë apo e keqe. Në momentin në të cilin është i vetëm, në ditët e sotme pothuajse gjithmonë, është mirë që prindërit duhet t’i përfshijnë në raportin e famshëm JO, në kuptimin e limitit. Format edukative bashkëkohore mësohen me zakonin e dialogimit dhe të menaxhosh si prind fjalën e fundit, me koherencë: qoftë për të mos ta pikëlluar fëmijën e vetëm me shumë përgjegjësi vendimmarrëse në një moshë në të cilën akoma nuk mund ta bëjë këtë, qoftë për të balancuar mungesën e xhelozisë, konkurrencës dhe konfrontimit, për shkak të pranisë së vëllezërve apo motrave. Vëllai lehtëson shoqërizimin, edhe pse, nga ana tjetër, ka zili. Vëllazëria arrin të durojë ekzistencën e tjetrit, për të fituar eksperiencë në antagonizëm me dëshirën tënde, për të kuptuar se tjetri nuk mund të eliminohet, edhe pse ka vëllezër, të cilët tentojnë të shtypin më të vegjlit. Elementi i futjes së vëllait në sferën e narcizmit është një bërthamë qendrore e shoqërisë njerëzore, për shkak se ajo kufizon menjëherë marrëdhëniet ndërmjet fëmijës dhe objektit të dashurisë, qoftë nëna, qoftë loja, si marrëdhënie egoiste, është sfera e të pasurit dhe e ndikimit. Është mirë që vëllazëria të jetë një palestër për durimin, por jo domosdoshmërish është e thënë që individualizmi që jeton në një familje me vëllezër ka me siguri një shoqërizim të mirë në moshën e rritur: ajo është më e lehtë, por jo e garantuar. Ndjenja e të qenët të dashur në një grup vëllezërish dhe motrash ndryshon shumë nga individi në individ: mund të niset nga dhimbja e vëllazërisë dhe të ndihesh edhe i “anashkaluar” nga ajo që vjen më pas. Në psikoanalizë ne jemi të gjithë fëmijë të vetëm: çdo qenie njerëzore ka një moment vetmie, për të cilën gjithmonë ka një komponent autistik dhe egoist, që në vëllazëri vërehet me përleshjet me vëllain apo motrën. Pastaj ndryshimi subjektiv është shumë i fortë: ka fëmijë të cilët mirëpresin dhe fëmijë që refuzojnë. Gjatë fëmijërisë dashuria dhe urrejtja janë të pranishme në përmasa të pallogaritshme: pro-të do të shihen vetëm në jetën e rritur.