Tifozi më i famshëm humb betejën me kancerin, ndërron jetë

Tifozi më i veçantë i Sunderland, 6- vjeçari Bradley Lowery nuk ia doli që të mundte sëmundjen që e kishte prekur që kur ishte vetëm 18- muajsh. Ai ka ndërruar jetë pak orë më parë.

Lajmi i hidhur, për ndarjen nga jeta u dha nga prindërit e tij nëpërmjet një postimi në mediat sociale.

“Djali im trim ka shkuar tek engjëjt sot. Ai ishte superheroi ynë i vogël, dhe po luftonte më sëmundjen e keqe, por mesa duket ai ishte i nevojshëm në një tjetër vend. Nuk kemi fjalë për të përskruar se si ndihemi në këto momente”, shkruajnë prindërit e 6- vjeçarit.


Bradley Lowery u diagnostifikua me neuroblastomë – një lloj i rrallë kanceri – kur ishte 18 muajsh. Ai ishte shndërruar në një nuskë fati për Sunderland dhe u bë “shoku më i mirë” me heroin e tij, sulmuesin Jermain Defoe.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, ai ka ndjekur çdo ndeshje të skuadrës së tij të zemrës. Një foto e publikuar pak muaj më parë, e vogëlushit 6- vjeçar teksa e kishte zënë gjumi në krahët e sulmuesit Defoe ka lumturuar por edhe ka trishtuar njëkohësisht shumë njerëz. 

Pas argëtimit me lojtarët, të cilët i kanë qëndruar shumë pranë tifozit të tyre më të zjarrtë, djaloshi zgjodhi të pushonte në krahët e Defoe.

Por që nga sot, skuadra angleze do të ketë një ëngëll të vogël që do t’i shohë nga lart e do t’u sjellë atyre shumë fat. /RC

Share With:
Translate »
926 Views