Të ndash xhelozinë me fëmijët

Ndjenja e xhelozisë për motrat apo vëllezërit më të vegjël, por edhe për më të mëdhenjtë është e pranishme në çdo familje dhe kërkon shumë vëmendje, përkujdesje dhe durim nga ana e prindërve për shmangien e saj.

Gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës, fëmija fillon të tregojë më shumë interes për lojërat dhe fëmijët e tjerë. Fillon t’i vëzhgojë ata dhe vë re se i pëlqejnë lojërat me moshatarët e tij, të cilët, natyrisht arrin t’i kuptojë më mirë.
Për fëmijët e kësaj moshe sugjerohet të luajnë në një kënd lojërash ose lulishte në të cilat luajnë edhe fëmijë të tjerë me lodrat e tyre personale. Brenda pak minutash do të vini re se fëmijët kanë filluar ta pranojnë njëri-tjetrin, luajnë së bashku duke i ndarë lodrat e tyre dhe duke mësuar nga njëri-tjetri.
Përshtatja e fëmijës që në moshë të vogël me njerëz të rinj dhe ndarja e lodrave dhe sendeve të tjera me shokët, e parapërgatit atë për marrëdhënien që do të krijojë me motrën ose vëllanë më të vogël.
është e vështirë ta kuptosh gjatë ditëve të para të lindjes së fëmijës së dytë nëse fëmija i parë vërtet gëzohet për lindjen e tij apo hidhërohet. Është vënë re se fëmijët tregojnë xhelozi kundrejt të porsalindurit që në ditët e para të lindjes. Shfaqja e xhelozisë varet nga tipi i fëmijës dhe ndryshon nga një fëmijë te një tjetër, pasi secili ka personalitetin e tij të veçantë. Përgjithësisht, ata e konsiderojnë atë si një kukull me të cilën mund të luajnë dhe të bëjnë çfarë të duan.
Në subkoshiencën e tyre, ata mundohen të tregojnë se edhe ata vetë e duan beben si nëna dhe babai, por në çastet kur askush nuk është i pranishëm pranë bebes ose pjesëtarët e tjerë janë të përqendruar diku tjetër, kanë reagime jo pozitive të tilla si: bëjnë sikur e puthin, por e godasin të porsalindurin.

Share With:
Translate »
1220 Views