“Të paktën në parajsë do të ketë ushqim”
Lufta në Sirisë ka sjellë vdekje të shumta. E ndërsa lufta zhvillohet fëmijët luftojnë për të mbjetuar.
Bombardimi 5 ditor nga forcat qeveritare siriane thuhet se kanë vrarë më shumë se 300 civilë në zonën e Ghouta Lindore të mbajtur nga rebelët.
Qeveria po përpiqet që të pastrojë nga rebelët zonën, që është shtëpia e rreth 393,000 njerëzve.
Dhe këto fëmijë janë pjesë e kostos së njeriut.
BBC ka titulluar reportazhin e saj mbi fëmijët në Siri: “Të paktën në parasjsë do të ketë ushqim.”
Një reportazh dedikuar fëmijëve sirianë. Noor dhe Alaa janë dy nga fëmijët, shtëpia e të cilëve është goditur nga një sulm ajror.
“Aeroplanët e luftës bombarduan shtëpinë tonë,”-thonë fëmijët, që kanë marrë plagë nga shpërthimet. “Shpëtoni Ghouta.”
“Shpëthimet e qeverisë janë të pamëshirshme,”-shkruan BBC. “Dhe fëmijët janë viktimat.”
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë,”-shprehet doktoresha Amani Balour, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë.
Ndërsa një nënë me lot në sy thotë: “Unë po pres që djali im të vdesë. Të paktën do të shpëtojë nga dhimbet. Ai do të shkojë në parajsë. Të paktën në parajsë do të ketë ushqim.”