Iva Aliko në pritje të ëmbël: Është vajzë

Ajo bëri bujë të madhe në media me deklaratat e saj që është në lidhje me një deputet shqiptar, por që nuk u zbulua asnjëherë identiteti i tij edhe pas shumë spekulimeve. Në rrjetet sociale është tejet aktive me foto topless, por edhe duke treguar ndryshimet e njëpasnjëshme në pamjen e saj. Por fotoja që sapo ka publikuar na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Një ekografi, një palë çorape rozë dhe mbishkrimi “është vajzë”. Nuk e dimë nëse Iva është shtatzënë, apo po ju bën ndonjë lojë fansave të saj. Por ne shpresojmë të jetë e vërtetë pasi fëmijët janë gjithmonë bekim. I kujdo të jetë bebi, pritja e tij duket se është mjaft e ëmbël. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1945 Views