Të pathënat nga jeta e Sherif Merdanit, si e çonte vëllain 3 muajsh përditë në qeli që nëna t’i jepte gji

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të artistit të mirënjohur, Sherif Merdani (lexoni Arti shqiptar humb një tjetër ikonë, Sherif Merdanin dhe “S’do të kisha zgjedhur kurrë një baba tjetër”, djali i Sherif Merdanit emocionon me fjalët për të atin).

Kujto.al ka publikuar një pjesë nga rrëfimi prekës i djalit të xhaxhait të tij, Ylber Merdani, i cili tregon se si bashkë me Sherifin dërgonin të vëllain e tij në bu-rg.

“Kishin arre-stuar bashkëshorten e Qemalit, Yleme Merdanin ose nënën e Sherif Merdanit. Ylemeja, veç Sherifit, kishte edhe një fëmijë dy-tre muajsh, Meleqin, por askush nuk pyeti për këtë gjë.

Njerëzit e sigurimit e morën me vete duke ia hequr djalin nga gjiri. Sherif Merdani dhe vëllai i tij, Meleqi, mbetën jetim. Dy prindërit e tij ishin në bu-rg. Vëllai i Sherifit, që ishte 2-3 muajsh, kishte nevojë për gji.

Që nga arr-estimi i nënës së tij, ai vetëm qante. Askush nuk ishte në gjendje ta pushonte. U mendua se çfarë mund të bëhej me këtë fëmijë dhe në mëngjes, nëna më tha mua dhe Sherifit, se duhej të merrnim fëmijën e vogël dhe ta çonim në bu-rg, që nena t’i jepte për të pirë. Ashtu bëmë.

Unë dhe Sherifi ishim të vegjël, një pjesë të rrugës e merrte ai, ndërsa më pas e merrja unë. Meleqin e çonim tre herë në ditë në bu-rg, ku nëna e Sherifit i jepte gji fëmijës. Për shumë kohë, Meleqi u bë vizitor i rregullt i burgut, deri sa një ditë një doktor, Selaudin Bekteshi kishte thënë:

“Ose lironi gruan, ose çoni dhe fëmijën në bu-rg, sepse në të kundërt fëmija mund të humbë jetën”. Fatmirësisht Ylemeja u kthye në shtëpi, ndërsa vazhdonte të mbahej në bu-rg i shoqi”, – rrëfen djali i xhaxhait të të ndjerit.

Sherif Merdani lindi në Korçë, në vitin 1940. Pas Festivalit të 11 në RTSH, u arr-estua. Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Teksa po vuante dënimin në bur-gun e Spaçit, u ridënua me 10 vjet të tjera. U lirua në korrik 1989 pasi kish vuajtur për 16 vjet e një muaj në Spaç, Burrel e Qafë Bari.

Share With:
Translate »
178 Views