Të rinjtë kanë frikë të bëjnë fëmijë dhe fajin e ka histeria e ndryshimeve klimatike
Aktivistët e natyrës, në këtë rast ata të Just Stop Oil mendojnë se po kursejnë natyrën duke mos sjellë në jetë fëmijë.
Ata e konsiderojnë imorale sjelljen në jetë të fëmijëve.
Një nga aktivistët, Edred Whittingham që është gjithashtu kundër idesë së të pasurit fëmijë “për arsye morale” thotë se do të ishte gabim të silleshin në këtë botë kur nuk mund t’i garantosh se do të ketë një planet të banueshëm.
“Kjo është një zgjedhje morale, duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, thotë ai.
Por ai dhe fanatikë si ai nuk janë të vetmit që mendojnë kështu.
Miliona të rinj sot në botë pajtohen me të. Sipas një studimi global nga 10,000 njerëz të moshës 16 deri në 25 vjeç, 39% thanë se hezitonin të kishin fëmijë një ditë, sepse
kanë shumë frikë nga ndryshimi i klimës.
Kjo është e tmerrshme.
Në fund të fundit, nëse pothuajse gjysma e të rinjve nuk do të krijojnë familjen a do të ishte kështu më afër fundi i botës?