Të shohësh me sytë e zemrës, Veko surprizon vajzën që s’ia lëshon dorën: Më ka bërë njeri më të mirë

Veko i ka besuar Megit që të jetë njeriu që i mban dorën kur ajo hedh hapat ndërsa në sytë e saj ka errësirë. Megi nuk është motra apo ndonjë e afërme, është një shoqe që jeta ia dhuroi për të pasur pranë dikë që gjendet aty pa hezitim, gjithnjë e gatshme për ta ndihmuar e për të besuar fort tek ajo.

Veko rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” për rëndësinë e Megit në jetën e saj, si ajo e ndihmoi të përshtatej në ambientet e televizionit, të fitonte pavarësinë kur dilte për të bërë pazare apo për t’u kujdesur për vajzën, Xhanën.

Me të hyrë në studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan, Megi gjendet para dilemës se kush e ka ftuar dhe sapo sheh fytyrën e Vekos në ekran, sytë i mbushen me lot.

Megi: Është njeriu më i rëndësishëm në aspektin shoqëror në jetën time! Veko më ka treguar se çfarë do të thotë të jesh njerëzor, çfarë do të thotë t’i duash njerëzit pa asnjë interes dhe këtë gjë e bënte çdo ditë. Unë kam qenë shumë e vogël kur e kam njohur Vekon dhe jam shumë e lumtur.

Po kaq me fat sa Megi është edhe Veko që i drejton mesazhin prej zemrës.

Veko: Me gjithë emocionet e mia… Megi, unë të falenderoj për gjithçka që ti ke dhënë nga zemra jote për zemrën time, për pavarësinë time në radio, ne kemi realizuar emisione shumë të bukura. Unë të falenderoj për çdo bashkëpunim që ne kemi pasur së bashku dhe do ta kemi. Për atë lirinë që unë fitova  të lëvizjes sime në radio dhe i tregova publikut dhe Arditit për eksperimentin që ne kemi bërë edhe që unë të lëvizja, të bëja pazare dhe këtë ma besove ti. Unë të falenderoj Megi që të njoha dhe që u bëre shumë shpejt motra ime.  Unë të dua shumë!

Veko: Misioni i vetëm që ne kemi tani me Vekon është të rrisim Xhanën. Ne e kemi mbështetur që në momentin e parë kur ajo kishte dëshirën që të bëhej nënë, pavarësisht se kishte shumë njerëz që nuk e besonin. Unë besoj shumë te Veko, besoj te forca e saj dhe te dëshira për ta parë jetën në formën e saj. Unë mendoj që ne njerëzit që shikojmë, shumë gjëra nuk i vlerësojmë në jetën tonë. Veko i ka vlerësuar gjithmonë dhe unë jam shumë e lumtur, nuk e kam shkëputur asnjëherë afër vetes sepse më ka bërë mua njeri më të mirë.

Veko ka rezervuar edhe një surprizë tjetër për Megin. Në studio bashkohet Xhana, vajza e Vekos, një vogëlushe si dritë që përqafon menjëherë Megin e më pas të ëmën duke mbyllur gjithçka me shumë emocion.

Share With:
Translate »
62 Views