“Të zgjohesh me erën e saj”, ky moment i Xheraldinës me Poem Blu s’mund të na e bënte ditën më të bukur se kaq!

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë. Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.

Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram.

Tashmë, ajo numëron më shumë se pesëdhjetë mijë ndjekës në llogarinë e saj, ku prindërit i ndajnë pozat më të lezetshme. Jo vetëm prindërit, por thuajse çdokush që e takon publikon ndonjë shkrepje me të voglën.

Sot e kishte radhën gjyshja e saj, Xheraldina Vula. Ajo dhe mbesa kanë fjetur së bashku dhe mamaja e Ledrit është zgjuar me erën e saj, ndërsa fotoja e të dyjave s’mund të na e bënte ditën më të bukur se kaq.

 

 

“Kur zgjohesh me erën e saj”- shkruan gjyshja e Poem Blu, që e kemi kaq zili!

Share With:
Translate »
443 Views