Fëmija që nuk lindi kurrë do të jetojë përgjithmonë në zemrën time

Ai fëmijë që nuk lindi kurrë është i imi, ai jeton në zemrën time edhe pse nuk arriti ta shoh kurrë botën. Ai fëmijë që nuk lindi kurrë është i imi, unë ndjeva forcën e dashurisë së tij sapo testi i shtatzënisë rezultoi pozitiv, ai ishte pjesë e imja, ai erdhi në jetë në barkun tim dhe në barkun tim u bë një engjëll.

Ai është i imi, ai fëmijë që nuk lindi kurrë është vetëm i imi, sepse ai ishte pjesë e imja dhe unë isha një pjesë e tij. Nuk e di ngjyrën e syve të tij dhe kurrë nuk arrita ta dëgjoja tingullin e ëmbël të zërit të tij, nuk do ta di kurrë nëse ai do të kishte buzëqeshjen time dhe kurrë nuk do ta di se çfarë do t’i jepte jetës sime. Por ai fëmijë që nuk lindi kurrë është i imi, ai nuk i përket askujt tjetër në botë, sepse bota e harroi atë aq shpejt sa zemra e tij pushoi së rrahuri.

Ai është një djalë që nuk ka emër dhe fytyrë, është një djalë që nuk do të fryjë kurrë një qiri dhe nuk do ta shijojë kurrë një tortë, ai është një djalë që unë kurrë nuk do ta shoh duke vrapuar por shpresoj që ai po fluturon mes engjëjve. Është i imi, edhe pse nuk do të jetë kurrë pranë meje, është i imi, edhe pse nuk do të më quajë kurrë nënë, është i imi edhe pse nuk do të më zemërojë kurrë, edhe pse nuk do të më japë kurrë një puthje dhe nuk do të mund ta shtrëngojë fort në zemër.

Ai është i imi sepse kam qarë për të, sepse ende e shoh në sytë e fëmijëve të mi, ai është i imi sepse po të mos ishte i imi do të ishte sikur të mos ekzistonte kurrë. Ai ekzistonte, ai ishte aty, ai është dhe do të jetë gjithmonë djali im edhe pse unë gjithmonë do ta quaj atë një djalë që nuk ka lindur kurrë. Jeta ime vazhdon edhe pse u ndala për një sekondë me të, atëherë mora frymë, thava lotët, pashë përtej zemërimit, përtej heshtjeve, përtej hidhërimit e të mos qenit në gjendje t’i jepja më shumë.

E vendosa në zemrën time dhe aty ai do të jetojë përgjithmonë. Ju nuk jeni aty por jeni gjithmonë atje.

Burimi /  Il viaggio è nella testa.

Share With:
Translate »
1074 Views