Telosa: Ëndrra e fëmijërisë së miliarderit amerikan për të krijuar diçka nga asgjëja mund të ndërtojë qytetin ideal

Marc Lore u rrit duke dashur të bëhet një fermer teksa shikonte babanë e tij pa frikë të rrezikonte me sipërmarrje ambicioze biznesi.

Miliarderi 50-vjeçar zhvilloi oreksin për të rrezikuar në biznes nga babai i tij, Pjetri, dhe është ai themel që e shtyn atë sot të përqëndrohet në një përpjekje magjepsëse që shumë ekpertë e konsiderojnë gati të pamundur.

Lore, ish-presidenti i Walmart e-commerce dhe bashkëthemelues i Jet.com dhe Diapers.com, po përpiqet të ndërtojë një qytet në mes të shkretëtirës, që do ta quajë Telosa.

Mendohet që Telosa të ndërtohet në vendin e quajtur Appalachia ose në shkretëtirën perëndimore amerikane.

Telosa: Ëndrra e fëmijërisë së miliarderit amerikan

Lore parashikon që qyteti ideal të ketë barazi në kujdesin shëndetësor, në shkollim dhe të jetë një mjedis i sigurt për familjet, pavarësisht nga të ardhurat.

Më tej, ai synon që Telosa të jetë një vend i larmishëm që strehon racat, gjinitë, orientimet seksuale, fetë dhe përkatësitë politike.

Por saktësisht se si është ndërtuar “qyteti i së ardhmes” është njëkohësisht i rrezikshëm dhe i ndërlikuar. Ekspertët dhe studiuesit kanë pohuar se shumë pengesa financiare mund të hasen gjatë rrugës.

Emri Telosa rrjedh nga fjala greke e lashtë telos, që do të thotë “qëllimi më i lartë”. Nëse Telosa për Loren është një ëndërr e madhe, ekspertët vlerësuan se do të duheshin 400 miliardë dollarë për ta bërë realitet.

Telosa: Ëndrra e fëmijërisë së miliarderit amerikan

MARK LORE

Por, kjo nuk është një betejë e humbur për Lore, i cili e sheh përpjekjen, të ngjashme me ato të babait të tij.

“Unë nuk po e ndjek këtë ëndërr për të fituar para.Unë po e bëj këtë për shkak të asaj që mund të thotë për të tjerët dhe të ardhmen. Nëse e gjithë kjo përpjekje nuk funksionon, atëherë me shpresë mendoj se do të frymëzojë të tjerët të bëjnë lëvizjen e tyre”, tha Lore.

Si mund të bëhet dikush banor i Telosa?

Procesi i përzgjedhjes për 50,000 banorët e parë në Telosa ende nuk është përcaktuar, por ka të ngjarë të bëhet me aplikim. Një gjë që Lore mund të premtojë është se përfshirja e racave të ndryshme, gjinive, orientimeve seksuale dhe feve do të jetë një përparësi kryesore.

“Unë jam shumë i hapur për opinionet e të tjerëve dhe dua që Telosa të bazohet në të menduarit kolektiv të njerëzve në botë,” tha Lore.

Ndërkohë, ajo ëndërr e fëmijërisë për të krijuar diçka nga asgjëja është më afër realizimit të saj.

“Unë nuk i kam të gjitha përgjigjet,” tha Lore. “Por çdo ditë po mësoj.”

Share With:
Translate »
142 Views