E prisnit? Ju prezantojmë me versionin mashkull të kukullës “Barbie”

Kur dëgjojmë fjalën “barbie” në mendje vjen një kukull bjonde, e cila për shumë nga gocat është një kujtim i bukur i fëmijërisë.

Mirëpo, duket se ky steriotip do të ndryshojë pasi “barbie” do të vijë në versionin mashkull të kësaj kukulle inspiruar nga bota ujore dhe për këtë arsye na ka prezantuar me Ken Tritoni-n.

Ken ka flokë të gjatë kaf, një bisht ngjyrë rozë dhe flori. Ai është i kuruar në çdo detaj duke u bërë kështu simbol i gjithëpërfshirjes.

I ideuar nga dizanjeri, Angel Kent ky krijim i ri është pjesë e projektit nga Mattel “Barbie Signature Doll Design Showdown”, një iniciativë ku publiku pati mundësinë që të votojë në një sondazh online për të zgjedhur kukullën e koleksionit më të ri.

Share With:
Translate »
106 Views