Tensioni i gjakut përcakton gjininë e foshnjës

Një studim i ri thotë se mund të zbuloni seksin e fëmijës, madje dhe para se ta ngjizni atë. Mitet për shenja të shtatzanisë që tregojnë seksin e fëmijës kanë ekzistuar për dekada. Por shkencëtarët kanë hetuar këto shenja, si ajo që nëse ngjizja ndodh me hënë të plotë do të keni një vajzë. Studime të tjera tregojnë se faktorët mjedisorë, si për shembull ngjizja në kohë lufte, depresion ekonomik apo katastrofa natyrore përcaktojnë raportin e lindjes djem dhe vajza. Në rrethana të tilla numri i djemve që kanë lindur është më i lartë se vajzat. Doktorët në një spital të Torontos kanë monitoruar 1411 gra, secila rreth 26 javë para periudhës së ngjizjes. Tek ato të cilat ngjizën një fëmijë gjatë studimit, zbuluan se tensioni i gjakut ishte treguesi kyç i seksit të fëmijës. Duke u bazuar në këtë, ata supozuan se arsyeja e tensionit të lartë të gjakut vinte nga faktorët mjedisorë. Në këtë studim në spitalin Mount Sinai Hospital lindën 739 djem dhe 672 vajza. Sipas studimit të Eureaka Alert tensioni i gjakut ishte më i lartë tek femrat që lindën djalë se sa tek ato që lindën vajza. “Kjo tregon se tensioni i gjakut tek femrat përpara shtatzanisë është një faktor i panjohur paraprakisht që lidhet me gjasat e saj për të pasur djalë apo vajzë”, thotë Dr. Ravi Retnakaran. Studimi u botua në revistën American Journal of Hypertension.

Share With:
Translate »
1762 Views