Teoria gjenetike, ja si do t’i ketë sytë fëmija juaj
Ngjyra e syve mbetet një mister i madh kur jeni në “pritjen e ëmbël” të fëmijës suaj. Sipas studiuesve, thuhet se ngjyra e syve është e lidhur me gjenetikën, por a është i vërtetë ky fakt? Sy blu apo të gjelbër? Këto 2 ngjyra i bëjnë sytë edhe më tërheqës, pasi janë ngjyra të çelëta dhe më pak popullore, sidomos ngjyra jeshile. Mendohet se ngjyra blu apo jeshile tek sytë lidhet me nivelin e pigmentimit dhe reflektimit.
Sipas shkencëtarëve, thuhet se prindërit me sy blu lindin në 99% të rasteve
fëmijë me sy blu. Shkencëtarët thonë se ka më shumë se 107 milionë qeliza të syrit që punojnë për të krijuar një ngjyrë të veçantë. Të gjitha këto qeliza janë njësoj të përgjegjshme në krijimin e një ngjyre specifike. Kushtet e dritës janë një tjetër përgjegjës kryesor që ndikojnë në ngjyrën e syve. Gjenet e njeriut janë të transmetueshme nga prindërit tek pasardhësit. Mund të ekzistojë që prindër me sy blu dhe kafe të lindin fëmijë me sy të zinj, por ky shembull është i rrallë dhe tregon gjasa të larta të ndryshueshmërisë.
Thuhet të jetë e sigurtë se 2 prindër me sy blu do të lindin fëmijë me sy blu, por ngjyra blu e syve të fëmijës do të jetë e ndryshme nga ajo e prindërve për shkak të kombinimeve gjenetike. Sipas shkencëtarëve, ndodh rrallë që prindër me të njëjtën ngjyrë sysh të lindin fëmijë me një ngjyrë të ndryshme sysh.
Për shembull, shanset që një fëmijë të ketë sy blu apo jeshil janë shumë të pakta nëse prindërit i kanë sytë kafe, apo nëse në gjenetikën e tyre nuk ekziston asnjë person me sy me ngjyrë
Tabela më sipër tregon % dominuese të ngjyrës së syve mbi teorinë gjenetike.