Tepelenë, 10-vjeçari me grip mbërrin i vdekur në spital

Një fëmijë vetëm 10 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tepelenë. I mituri, i identifikuar me inicialet S.I, ishte në gjendje gripale prej disa ditësh dhe prindërit, ditën e djeshme e dërguan për vizitë në spitalin e Tepelenës.

Sipas mjekëve të këtij spitali, fëmija ishte në gjendje të rëndë ndaj duhej ndërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Gjirokastrës gjë që prindërit e fëmijës nuk e kanë bërë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, i mituri është dërguar pa shenja jetë sërish në spitalin e Tepelenës.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga gripi, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Share With:
Translate »
532 Views