Teprimi me antibiotikë mund të shkaktojë infeksionin vdekjeprurës

Pacientët që marrin antibiotikë për të parandaluar infeksione të ndryshme bakteriale, kanë në rrezik më të lartë të zhvillimit të një infeksioni mykotik kërcënues për jetën. Studimi i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, zbuloi se antibiotikët dëmtojnë  sistemin imunitar në zorrë.

Ekipi zbuloi gjithashtu se aty ku u zhvilluan infeksionet kërpudhore, bakteret e zorrëve ishin gjithashtu në gjendje të shpëtonin, duke çuar në rrezik shtesë të infeksionit bakterial. Rreth 1.2 milionë njerëz në mbarë botën vdiqën në vitin 2019 nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve dhe ky numër parashikohet të rritet dhjetëfish deri në vitin 2050.

Gjetjet e reja demonstrojnë pasojat e mundshme të përdorimit të antibiotikëve te pacientët që janë në rrezik të zhvillimit të infeksioneve. Nëse kufizojmë ose ndryshojmë mënyrën e përdorimit të antibiotikëve, mund të ndihmojmë në reduktimin e numrit të njerëzve që sëmuren si dhe trajtimin e problemit të madh dhe në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve.

Share With:
Translate »
29 Views