Tërmetet/ Profesori italian në vitin 1943: Shqipëria e dyta në botë pas Japonisë, ja zonat e rrezikuara

Duke kërkuar në bibliotekën personale mes gazetave të vjetra e librave shkencorë mbi tërmetet, gjeta gazetën “Roja Kombëtare” të ditës së mërkurë më 4 prill 1943 dhe pikërisht një shkrim mbi tërmetet në vendin tonë. Titulli i bazuar në studimin e Dr. Carlo Morelli “Tërmetet, Shqipëria zë vendin e parë në Europë e të dytin në botë pas Japonisë” më tërhoqi vëmendjen ndaj për lexuesit e “Gazeta Shqiptare” po risjellim këtë artikull të vitit 1943, por që për ne është fare i panjohur.

Pyeta dje një shok:- A s’më thua sikur të kqyrim Shqipërinë nga pikpamja e veprimtarisë sizmike në lidhje me shtetet e tjera të botës, ç’vend kujton ti se ka për të zënë? Mejtoi pak dhe pastaj u-përgjegj: – Sigurisht vendin e fundit. Nuk e pyeta se ku u-bazua por e mora me mendje se këtë përfundim e nxorri pasi solli në mëndje popullsinë e Shqipërisë dhe hapësirën e saj në kilometra katrorë, domethënë shteti më i vogël i botës. Pra i vogël duhet të figurojë dhe në shkallëzimin e lëkundjeve të tërmetit. Dhe duket se u bazua në të tilla argumenta sepse e pashë të hapij sytë nga habija kur dëgjoi ti thoshja:- Shqipëria zë vëndin e parë në të gjitha shtetet e Europës dhe po ta kqyrim në lidhje me shtetet e gjithë botës, kjo vjen e dyta se vendin e parë në tërmete e zë Japonia! – Bëri sikur të më kundërshonte po s’e lash. – Këndo, shtova librin e këtyre muajvet të fundit që ka botuar Dr.Carlo Morelli me titullin “Carta sismica del l’Albania” nën kujdesin e Akademisë Mbre-tërore të Italisë dhe do të bindesh. Uli kryet, por nga habitja nuk hoqi dorë. Zaten edhe unë kur këndova këtë libër hapa sytë. Po ju përkthej fjalë për fjalë një pjesë të hyrjes së librit:

Carta

“Veprimtaria sismike e shtratit superficial të tokës është shumë e ndryshme: këtu mund të dallohen vënde në të cilat askush nuk mba mënd të ketë dëgjuar tërmete kurse në vënde të tjera, fatkeqësisht, lëkundjet janë shumë të shpeshta dhe shumë herë edhe çkatërronjëse. Nga kjo pikpamje, po të kqyret çështja, toka shqiptaremund të konsiderohet klasike për tërmete, kaq përsa u përket përsëritjevet, sa dhe, sidomos, përsa i përket intensitetit. Në të vërtetë Shqipëria është vëndi i Evropës ku përsëriten më shpesh tërmetet çkatëronjës, dhe midis vendevet që janë edhe Ekstra-evropjane. Shqipëria nga kjo pikpamje vjen e dyta pas Japonisë. Natyrisht nuk e japim në mënyrë sihariqi këtë konstatim dhe do të preferonim që nga kjo pikpamje Shqipëria të mos përmendej fare, sesa të kishte primatin në Evropë dhe vëndin e dytë në të gjithë botën. Por fakti është ky fatkeqësisht sipas të thënavet të Morellit, dhe meqënë se është një gjë që i përket vëndit t’onë, është mirë t’a njohim vëndin t’onë dhe nga kjo pikpamje. Nuk është vetëm për të kënaqur një kureshtje ose për të shtuar njoftunitë t’ona, por më shumë është dhe për arësyen që duke patur njoftime të plota kush bën shtëpi në vëndet ku janë shënuar më shumë lëkundje t, të përpiqen që t’i bëjnë sa është e mundur më antisismike. Morelli e ka shpurë studimin që në vitëret e moçme kaq sa shënon edhe vitin 334 Pas krishtit, por lëkundjet e epokës së largme nuk mund të dihen me saktësi sepse mungonin veglat edhe pse nuk gjënden kollaj shënimet. Tërmetet e atyre korhravet, nëse dihen edhe sot, kanë qënë nga ata tërmete që kanë bërë kërdinë, kurse lëkundjet më të lehta, por edhe këto ckatrim-tarenuk kishin mundësi të diheshin dhe të merreshin e të mbaheshin shënime. Për shëmbëll kujton tërmetin e vitit 334 pas Krishtit që çkatëroi Durrësin por ne do të merremi vetëm me ato lëkundje që kanë ngjatë nga viti 1800 e tëhu.

Shkrimi

2000 të vrarë në Vlonë

Nga viti 1833 Vlona është lëkundun tridhjet e tri herë por vetëm 13 kanë qenë ato që kanë bërë çkatërime dhe viktima. Por lëkundja më e fortë dhe që ka bërë dëmet më të mëdha është shënuar më 12 tetor të viti 1851. Godinat e qytetit po thuaj të gjitha pësuan dëme të mëdha kurse shumica e tyre u shëmb. Ujrat e detit u-ngritnë përpjetë më shumë se gjysmë metro dhe pikërisht 66 centimetra. Tjatër lëkundje shënohet në shtator 1859. Në titin 1866 janë bërë shtat lëkundje të forta dhe me dëme jo të vogla…Pas tre vjet Vlona përsëri ka tërmet: Më 14 gusht 1869 dhe më 18 dhjetor 1920 shënon tërmetin e fundit por mjaft të madh.

Elbasani vjen në serën e dytë
Pas vlonës vjen Elbasani me 10 lëkundje. Këtu tërmeti i parë u dëgjua më 1843, datë 5 shtator, me dëme të ndjeshme. Lëkundja e dytë u bë më 20 tetor tëtor 1851 edhe ky me dëme. Pas 13 vjetvet përsëritet lëkundja dhe kështu më 21 gusht 1864 kemi dëme të tjera në Elbasan. Pastaj kemi më 21 qershor 1895, më 1 mars 1906, më 16 gusht 1907, 13 shkurt 1912, 18 dhjetor 1920, 21 tetor 1921 dhe 7 janar 1923.

Në sërë të tretë vjen Kanima (besoj se flitet për Kaninën) e cila është më pranë Vlonës. Po shënojmë datat e nënd lëkundjevet që ka vuajtur Kanima: Më 1833, 1851, 1858, 1859, 1860, 1862, 1866 (tri herë, 1867 dhe 1869).

Durrësi që nga fillimi shekullit që kaloi (i referohet shekullit të XVIII) e gjer më 1926 ka pësuar 9 troditje të forta nga të cilat më të dëmshmet kanë qenë ato të vitit të fundit. E para lëkundje më 1 shtator 1869, e dyta 6 korrik 1895, 10 shkurt 1986 dhe ajo e fundit në vitin 1926 mr tri përsëritje 16, 17 dhe 25 dhjetor. Lëkundja e parë e vitit të fundit u dëgjua në orën 17,54 minuta dhe 52 sekonda që bën më shumë dëme në rrethet e Shijakut.

Të nesërmen pas një lëkundje të fortë në orën 06.21 minuta e 16 sekonda ndjehet një lëkundje e dytë katastrofike që lë dëme të mëdha në shtëpi dhe shtrëngon me mijra njerëz të gjejnë strëhime në baraka. Vazhdojnë lëkundje të lehta gjer më 25 dhjetor, kur në orën 16.14 minuta dhe 22 sekondadëgjohen dy lëkundje përsëri katastrofike që përsëriten më 27 të atij muaji. Lëkundje të lehta vazhduan për disa muaj. Më pas renditet Berati dhe Shkodra dhe çkatërimi i Tepelenës më 1920 me 200 të vrarë.
Carlo Morelli: Carta sismica dell’Albania- Felice Le Monnier-Firenze, 1942Lit.45

Share With:
Translate »
928 Views