Tërmeti/ Shpëton mrekullisht 5-vjeçari, pas dy ditësh nxirret i gjallë nga rrënojat e shtëpisë

Dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës që vrau 271 persona, një mrekulli ka ndodhur në Indonezi, pasi ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat një djalë 5-vjeçar.

Shpëtimi i fëmijës në Chianjur, në pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java, ngjalli shpresat se mund të gjenden edhe persona të tjerët të gjallë nën rrënojat e ndërtesave që u shembën kur ra tërmeti.

Video nga momenti i shpëtimit të 5-vjeçarit tregon ekipet e shpëtimit teksa nxjerrin nga rrënojat vogëlushin, i cili mbijetoi dy dite të bllokuar nën rrënoja, pa ushqim e pa ujë.

Sipas të dhënave nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë (BNPB), më shumë se një e treta e viktimave të tërmetit të kësaj jave janë fëmijë, të cilët ishin ose në shkolla ose në shtëpi kur goditi tërmeti.

Share With:
Translate »
80 Views