Testamenti i pazakontë që Bennington u la fëmijëve

Chester Bennington ka lënë diçka më shumë se sa paratë në testamentin e tij.

Ai ka gjashtë fëmijë nga tre lidhje të ndryshme, e në testamentin e tij ka thënë që këta fëmijë duhet të kalojnë kohë me njëri tjetrin.

“Kërkoj që nënat e fëmijëve të mi apo kujdestaret të inkurajojnë dhe të lejojnë që fëmijët e mi të vizitojnë njëri tjetrin, familjen time të gjerë dhe të bashkëshortes sime, në baza te rregullta, kështu që fëmijët e mi të mësojnë që kanë një familje të madhe e të dashur”, kishte shkruar Chester në testamentin e tij.

Bennington dhe e veja e tij Talinda kanë tre fëmijë së bashku, nga martesa e parë me Samantha Olit ai ka një fëmije si dhe ka një fëmijë me një ish të dashur nga Arizona, djalin e së cilës e kishte adoptuar më vonë.

Sa i përket shumës së parave që do të trashëgojnë, asgjë nuk është bërë publike, ndërsa ekzekutuese e këtij testament është Talinda.

Share With:
Translate »
689 Views