Teuta Krasniqi dhe “sekretet” familjare

Aktorja e prezantuesja Teuta Krasniqi që kur ka dalë në skenë ka nxitur kureshtjen e madhe të njerëzve. Nga mbiu kjo vajzë me gjithë këtë elokuencë? Në të vërtetë, ajo nuk ishte rastësisht aq e rrjedhshme dhe logjike në çdo gjë. Teuta, ishte vajza e Milazim Krasniqit. Teuta lindi dhe u rrit në një familje ku libri nuk është dashur, por është dashuruar. Ylli i ekranit ka një portret familjar interesant. Jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat Tarën dhe Kaiën. Tara ndonëse është fëmija i saj nga martesa e parë, ka një mardhënie perfekte me Adonisin, që sipas Teutës i jep vëmendje krejt të veçantë. Këto janë “sekretet” e vogla që e bëjnë familjen e Teutës të duket interesante dhe ideale.

Share With:
Translate »
1451 Views