Thanë se refuzoi ndarjen, reagon bashkëshorti i Rudina Dembacajt

Dyshja Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj kanë qenë një nga çiftet më simpatikë të showbizit. Por dyshja kanë vendosur që të mos jenë më bashkë. Vetë moderatorja ka thënë se do flasë lidhur me ngjarjen në një moment tjetër.

 

Ata të dy para pak ditesh së bashku me vajzën e quajtur Viktoria, kanë shijuar një pasdite të qetë në parkun e lojërave. Ka qenë vet Aleksi ai i cili ka postuar në instagram një foto, ku në sfond duken vajza dhe bashkëshortja. Postimin po ashtu e ka shoqëruar me dy ikona zemre, duke na lënë të kuptjmë se janë shumë të lumtur.

Por nuk mbaron me kaq. Aleks ironizoi edhe shkrimet e ndryshme nëpër media mbi një ndarje të mundshme. Në gazetë lexohet qartësisht, “E vërteta e ndarjes së aktores, bashkëshorti refuzon ndarjen me Rudina Dembacajn”. Ai e ka shoqëruar postimin me dy ikona që shprehin habi dhe të qeshura. Mesa kuptojmë kjo ndarje e mundshme duhet të ketë ardhur me kompromis dhe jo ashtu siç është pasqyruar në media së fundmi. Gjithësesi na mbetet të presim një reagim zyrtar nga aktorja.

Share With:
Translate »
786 Views