The Sun: Zhduket e ish-dashura e Vladimir Putin, pretendoi se ishte shtatzënë me binjakët e tij

Ish-atletja, e cila u përfol se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur që një kohë nga syri i publikut.

Alina Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike 37-vjeçare, nuk është parë që nga viti 2018.

Në atë kohë, ajo u tha të ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin dhe besohet se kishte lindur djem binjakë në prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë.

Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva (Foto: Reuters)

Por, në Rusi tashmë janë shqetësuar për fatin e saj, pasi ajo është zhdukur që nga ajo kohë, sipas The Sun.

Alina është një nga gjimnastët më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.

Pasi u tërhoq nga sporti, iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit.

Zhduket e dashura e Vladimir Putin, ish-atletja Alina Kabaeva

E njëjta gjithashtu një herë ka pozuar gjysmë e zhveshur në një revistë, është shfaqur në një film dhe ka provuar të bëhet këngëtare.

Romanca mes atletes dhe Presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008.

Ajo ishte e fejuar më parë me politikanin David Museliani në 2004 por ata u ndanë një vit më vonë.

Share With:
Translate »
448 Views