Kujdes kur i flet partnerit në sy të fëmijës!

Fëmija është gjithmonë sy e vesh nga prindërit edhe kur askujt s`ia pret mendja. Edhe kur është duke luajtur, duke lexuar, në çdo moment është vigjilent nga bisedave të të rriturve dhe sidomos ndaj prindërve. Ndaj mënyra se si çifti komunikon mes njëri-tjetrit jo vetëm formëson fëmijën, por i krijon dhe ankthet apo lehtësirat e të ardhmes.

Pse-në e shpjegon Lira Gjika.

Kujdes kur i flet partnerit në sy të fëmijës!

“Sjellja e prindit dhe ndjenja e fajit te fëmija

Prindër! Fëmija, dashurinë tuaj e përfton nëpërmjet fjalëve, veprimeve dhe zërit tuaj, sidomos kur flisni me partnerin apo bashkëshortin tuaj. Fëmija juaj, nuk e sheh atë, që ju ndjeni dhe mendoni për të. Fëmija juaj sheh shprehjen e fytyres tuaj, veprimin tuaj dhe dëgjon tonin e zërit tuaj, fjalët, që ju përdorni. Shpesh ju nuk i mbani mend fjalët, që keni përdorur, me çfarë toni i keni shprehur. Ju keni reaguar e folur, sipas ngarkesës tuaj emocionale, pa ju shkuar në mend, që fëmija juaj është aty, apo diku aty pranë, që dëgjon, shikon dhe ndjen në kulm të vëmendjes, që provokon pasiguria dhe frika. Fëmija kur shikon apo dëgjon një të rritur, të ngrysur e të nervozuar, mendon se është faji i tij, që ai, i rrituri sillet ashtu. Kjo mënyrë të menduari të fëmijës, që ai është fajtor, kur të rriturit pranë tij, duke filluar nga prindërit, grinden me njëri-tjetrin tashmë është vërtetuar nga studime afatgjata. Për këtë arsye prindërit duhet të jenë shumë të vëmëndshëm për sjelljen e tyre me fëmijën apo me të tjerët.Fëmija e ka të rriturin modelin dhe sigurinë e ekzistencës së tij”, shkruan pediatrja Lira Gjika.

Share With:
Translate »



94 Views