Thyejnë rekord, 31 anëtare të stafit mjeksor sjellin në jetë 32 foshnje në vitin 2018

Anëtaret e stafit mjeksor të Saint Cloud Hospital kanë thyer rekord për lindjen e fëmijëve brenda 1 viti. 31 infermiere kanë sjellë në jetë 32 foshnje në vitin 2018, njëra prej tyre binjakë, duke dyfishuar rekordin e mëparshëm të vendosur vite më parë.

“Kur ngela shtatzënë njerëzit thonin: O zot çdo infermiere në këtë vend po pret një fëmijë,”-tha Dawn Henderson për Fox 9.

Njëra prej tyre kontribuoi në rritjen e numrit të fëmijëve të sjellë në jetë nga stafi mjekësor, duke lindur binjakë.

Ndërsa është nisur hartimi i një liste me 15 emrat e anëtareve të stafit që presin të lindin në 2019.

Foshnja e parë lindi në muajin mars, pasur nga dy të tjerë në mars dhe katër foshnje të lindura në maj. Gushti kishte më shumë se nëntë foshnja të lindura gjatë gjithë muajit.

Henderson ishte infermierja e fundit që lindi në Ditën e Krishtlindjeve.

Shumica e nënave janë infermiere në spital, ndërsa të tjerat janë mjeke dhe staf mbështetës.

Share With:
Translate »
637 Views