Thyen heshtjen babai i Naimit: Ta dija që e ka bërë ai, do e kisha vrarë…

Babai i Naim Murselit ka thyer heshtjen për ngjarjen tronditëse ku hetimet dhe dëshmitë e autorëve zbuluan se djali i tij ka porositur eliminimin e nënës së dy fëmijëve të tij. Ai rrëfeu se nuk mendonte kurrë se një ditë Naimi do e bënte një veprim të tillë dhe se nuk ka patur asnjë informacion për planin e tij.

“Ta dija unë që e ka bërë djali im, do të isha hakmarrë ndaj tij që atë ditë. Ai nuk do të ishte gjallë sot. Liridonën e kemi dashur më shumë se fëmijët. Unë jam me ata, jo me Naimin.

Nuk kam pasur fytyrë t’ju dal përballë. Nuk më kishte shkuar në mendje kurrë që djali im ta kishte bërë atë gjest. Unë diku rreth orës 8:20 sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka telefonuar djali i dytë edhe veç me ka thënë ‘Babë, e kanë vrarë Liridonën’. Aty plasi vaji.

Liridonën e kam dashur më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. Më besoni! Nuk kam ditur asgjë.

Mbaroi varrimi kam ardhur në shtëpi plot me njerëz, atëherë e kam takuar djalin tim dhe më ka thënë ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çfarë dëgjova”.

Share With:
Translate »
79 Views