T’i ngjajë Gaia vallë? Olta Boka ndau foton më të ëmbël kur ishte ende një bebushe!

Në mesin e muajit korrik, këngëtarja Olta Boka dhe partneri i saj Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë.

Olta solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Gaia, ndërsa kjo e fundit rrëmbeu menjëherë zemrat e prindërve dhe u bë kryefjala e jetës së tyre.

Tashmë, mami Olta është gjatë gjithë kohës e impenjuar me Gaian dhe në rrjete sociale nuk mungon herë pas here ndonjë dedikim plot dashuri për të bijën.

Mirëpo, të gjithë jemi kuriozë të dimë si duket e vogla, pasi këngëtarja ende s’na ka treguar asnjë foto të portretit të saj.

Në fakt, Olta ka ndarë në InstaStory një foto të vetën kur ishte ende bebushe dhe po vrasim mendjen nëse Gaia i ngjan të ëmës, apo babi Ivit?

Në foton e publikuar, Olta e ëmbël shfaqet pranë një kukulle pellushi dhe është po aq e vogël sa kukulla!

Këngëtaren e pamë, po Gaian?

Share With:
Translate »
702 Views