Pasi ish-mbreti i Belgjikës pranoi atësinë, vajza e jashtëligjshme e tij kërkon titullin ‘Princeshë’

Një grua që zhvilloi me sukses një betejë ligjore shtatë-vjeçare për të provuar se ishte vajza e mbretit të mëparshëm të Belgjikës, Albert II, do të mësojë muajin tjetër nëse, kundër dëshirave të babait të saj, do të jetë në gjendje të përdorë titujt Lartësia e saj dhe Princesha e Belgjikës.

Delphine Boël, 52 vjeç, artiste dhe skulptore, nëna e së cilës pati një lidhje jashtëmartesore me mbretin Albert në vitet 1960, argumentoi në gjykatën e apelit në Bruksel se ajo gjithashtu duhet të jetë në gjendje të përdorë mbiemrin e babait të saj biologjik, Saxe-Coburg. Emri i vërtetë i Delphine është Jonkvrouw Delphine Michèle Anne Marie Ghislaine Boël dhe është gjysmë-motra e mbretit aktual të Belgjikës, mbretit Philippe.

Vajza e mbretit belg nis një betejë ligjore për t'u quajtur

DELPHINE BOËL DHE E ËMA, SYBILLE DE SELYS LONGCHAMPS

Mbreti Albert, 86 vjeç, i cili abdikoi nga froni në vitin 2013, u detyrua të pranonte se ishte babai biologjik i Boël pas një testi ADN-je të kërkuar nga gjykata.

Boël, i cili ka kaluar kohë me të atin në fëmijëri, ka më shumë se 20 vite që kërkon të njihet, por kërkesat e saj u refuzuan. Ajo nisi një betejë ligjore për të provuar atësinë në qershor të vitit 2013, pasi vajza e saj, Joséphine, u shtrua në spital me pneumoni dhe ajo ndjeu mungesën e babait biologjik.

Vajza e mbretit belg nis një betejë ligjore për t'u quajtur

MBRETI ALBERT

Pretendimi i Delphine mori vëmendje mediatike vjeshtën e kaluar kur gjykata e apelit vendosi që Jacques Boël, me të cilin Delphine u rrit, nuk ishte babai i saj biologjik dhe udhëzoi një ekspert për të kryer një test ADN-je.

Mbreti ra dakord të siguronte një mostër pështyme – e cila vërtetoi atësinë – pasi gjykata e njoftoi se do ta gjobiste me 5,000 € për çdo ditë që refuzonte.

Marc Uyttendaele, avokati i Delphine, tha se ajo thjesht donte të trajtohej njësoj si fëmijët e tjerë të mbretit Albert. “Titujt janë gjëra që i përkasin asaj, ashtu si u përkasin fëmijëve të tjerë të mbretit Albert. Klientja ime kurrë nuk kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse të trajtohej saktësisht në të njëjtën mënyrë si fëmijët e tjerë të mbretit, vëllezërit dhe motra e saj.”

Ditën kur mbreti Albert u tërhoq nga froni shtatë vjet më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, dha një intervistë në televizion ku foli publikisht për herë të parë në lidhje me romancën e tyre.

Vajza e mbretit belg nis një betejë ligjore për t'u quajtur

BARONESHA SYBILLE DE SELYS LONGCHAMPS NË RINI.

“Mendova se nuk mund të bëja fëmijë sepse kisha pasur një infeksion,” tha ajo për lidhjen, e cila mendohet se zgjati nga 1966 deri në 1984. “Ishte periudhë e bukur. Delphine ishte një fëmijë dashurie. Alberti nuk ishte figura e babait, por ishte shumë i dashur për të.”

Gjykata do të vendosë më 29 tetor nëse Delphine do të marrë mbiemrin e babait biologjik si edhe titujt mbretërorë.

Share With:
Translate »
282 Views