“Ti nuk pushon kurrë së qeni një nënë”, 98-vjeçarja shkon në shtëpinë e pleqve për t’u kujdesur për djalin e saj 80-vjeçar

Nëse mendoni se prindërimi është një detyrë që mbaron kur fëmija mbush 18-vjeç, gaboheni. Ada Keating është një nënë 98-vjeçare dhe vazhdon të kujdeset për djalin e saj Tom, të cilin e lindi në një moshë shumë të re. Përveç tij, ajo ka pasur tre vajza të tjera, njëra prej të cilëve fatkeqësisht vdiq në moshën 13-vjeçare.

Para daljes në pension, Tom ishte një piktor dhe arredues i hapësirave të brendshme dhe ai nuk u martua asnjëherë në jetën e tij. Në vitin 2016, për shkak të problemeve me shëndetin dhe nevojës për trajtim, ai u shpërngul në një azil pleqsh të Moss View në Liverpul. Dhe pas rreth një viti, atje shkoi edhe nëna e tij.

Ada, e cila është një ish-ndihmës infermiere dhe ka jetuar gjithmonë me Tom, ka vendosur të shkojë në të njëjtën shtëpi pleqsh, për të ndihmuar në kujdesin e djalit të saj të dashur dhe për të gëzuar shoqërinë e tij. Motrat e Tom, Barbara dhe Margi, e kanë mirëpritur vendimin, sepse siç mund të imagjinoni, ata janë shumë më të qetë kur janë së bashku.

Nën sytë e ngazëllyer të punëtorëve në shtëpinë e pleqve, mamaja dhe djali kanë rindërtuar një rutinë familjare. Ata thonë çdo ditë natën e mirë dhe mirëmëngjes, kalojnë kohë së bashku duke parë seri televizive ose duke luajtur letra me qiramarrës të tjerë. Lidhja e tyre është shumë e fortë dhe sigurisht afërsia e tyre është e dobishme për shëndetin e tyre, si dhe t’u japë të gjithë banorëve të shtëpisë një shembull të mrekullueshëm të dashurisë së nënës dhe fëmijës.

“Ti nuk pushon kurrë së qeni një nënë”, u është përgjigjur Ada shumë njerëzve që e pyetën për këtë zgjedhje. Dhe duke respektuar vështrimin e dashur dhe fëmijëror me të cilin Tom e sheh, ne mund të pajtohemi!



 

Share With:
Translate »
776 Views