Tian, portretin si të babit, karakterin si të mamit

Ka ndodhur shpesh që Tuna na ka “mashtruar” të gjithëve kur ka dashur. Marrëdhënien me mediat dhe portalet, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia nuk e ka pasur gjithmonë miqësore, por ia ka dalë të “shesë” atë që ka dashur dhe ta fshehë atë që ka dashur të ruajë për vete. Dhe ia ka dalë… Jo vetëm për lidhjen me Patrisin, shtatzëninë, por edhe kur zbuloi “para kohe” një emër dhe na bëri të gjithëve të mendonim se kishte lindur… Ishte 1 prill atëherë dhe Tuna na gënjeu

Sot, hilet po ia mëson edhe të birit, me sa duket. Tiani i vogël, me shprehjet e tij të para, të ëmbla e të dashura sa gjithë fëmijët në moshën e tij, na bën për vete me ҫdo shprehje fytyre. Sa herë në fotot e fundit e kemi parë në krahët e Patrisit, fotografja, Tuna, ka bërë maksimumin për të rrëfyer një histori të re me të. Si sot, ndërsa i ka kapur në një foto babë e bir, gati të përgjumur.  

Patrisi, edhe mund të jetë vërtet në gjumë, por ai ҫamarroku i vogël jo. Sytë i ka mbyllur, por nuk po fle, përkundrazi është më i zgjuar dhe më i buzëqeshur se kurrë.
Tian, je adhurim, por edhe djali i mamit… /RC

Share With:
Translate »
1146 Views