Kujdes, laptopi të “vlon” spermën

Kur 30-vjeçari Scott dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare Laura, vendosën që të shtonin familjen e tyre me një fëmijë, ata nuk besonin se do të ishte diçka aq e vështirë.

Pasi u përpoqën për gjashtë muaj rresht pa patur asnjë rezultat, ata vendosën që të kërkonin ndihmën e specialistit.

Habia e tyre më e madhe ishte kur mësuan se arsyeja pse ata nuk mund të bënin fëmijë ishte … laptopi i tyre!

30-vjeçari Scott i cili punon si Inxhinier elektrik, përdorte laptopin për disa orë para se të shkonte në shtrat, duke e mbështetur atë mbi këmbët e tij.

Çifti pasi bëri ekzaminimet e nevojshme u drejtua tek një mjek androlog për të kontrolluar lëvizjen dhe cilësinë e spermës.

Rezultatet treguan se kishte “vlim” të spermës. Mjekët nëpërmjet mikroskopëve vunë re se bishti i spermatozoidëve ishte mbledhur rreth kokës në mënyrë që ata nuk mund të notonin për të arritur tek vezët.

Ky problem është i zakonshëm në shefat e kuzhinës, të cilët punojnë në një mjedis ku temperaturat janë të larta, por ndodh edhe tek meshkujt që përdorin laptopë.

“Unë nuk e mendoja kurrë se kompjuteri im mund të ndikonte në cilësinë e spermës time. Së pari mjeku më pyeti nëse jam kuzhinier dhe pyetja e dytë ishte nëse përdorja laptop. Unë e përdorja atë çdo ditë. Ishte tronditëse të mësoja se ishte pikërisht kjo që na shkaktoi problem, “tha Scott.

Që nga dita e nesërme filloi ta vendoste laptopin në tavolinë dhe vetëm pas pak kohësh ata mësuan se prisnin fëmijën e tyre të parë.

Scott vendosi të botojë historinë e tij në mënyrë që dhe çiftet e tjerë të cilët mund të përballen me të njëjtin problem, të mësojnë se zgjidhja mund të jetë aq e thjeshtë sa duke e vendosur kompjuterin në një tavolinë dhe mos t’u vijë turp për të kërkuar ndihmë nga specialistët.

Share With:
Translate »
851 Views