Tiranë/ Lind trinjakë pas 15 vitesh martesë, gruaja merr në dorë çekun prej 3.6 milionë lekësh

Ministrja e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka dorëzyar personalisht çekun e bebes Etlevës një nëne të re e cila pas 15 vitesh përpjekje ka sjellë në jetë trinjakë. Ministrja ka ndarë lajmin me ndjekësit në facebook për lindjen e trinjakëve, dy vajza dhe një djalë.

“Prej 15 vitesh mezi prisnin të bëheshin prindër dhe 1 ditë më parë janë bërë me dy vajza e një djalë. Me kënaqësi i dhashë Etlevës çekun 3.6 milion lekë për trinjakët Mabel, Amelia dhe Elsjan”, shprehet Manastirliu.

Ministrja shprehet se “të porsalindurit dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, por janë ende në kujdesin e ekipit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë”.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

Share With:
Translate »
1149 Views