Titulli i këngës së re të Era Istrefit ka lidhje me fëmijërinë tuaj

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi solli hitin e ri ndërkombëtar ‘Origami’, kuptimin e të cilit e ka lidhur me fëmijërinë e të gjithëve.

Gjithcka duhet të bëni është të ktheheni pas në kohë kur merrnit një copë letre për të formuar objekte të ndryshme, ku ndër më të zakonshmet ishte anija.

Origami është fjalë kineze, ku ori nënkupton palosje dhe gami është letër.

Era ka bërë lidhjen e tekstit, i cili fillon shqip dhe përfundon anglisht për t’i lënë të kuptojë “të dashurit” që mund ta marrë dhe ta bëjë në formën që ai dëshiron. Gjithë qëllimi është që të dy t’i rikthehen romancës.

Dihet se Era e solli këngën në bashkëpunim me DJ Maphorisën dhe fillimisht kishin probleme me publikimin pasi mori të drejtat kompania Ultra, por tani gjendet në profilin zyrtar të shqiptares në Youtube.

https://youtu.be/m_244IDvLPo

 

Share With:
Translate »
851 Views