Biznesmeni i famshëm gay del kundër LGBTI: Mos ndikoni tek të rinjtë!

Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës kundër bullizmit ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Organizata LGBT në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës po zhvillojnë këto takime duke u kthyer në shqetësimin kryesor dhe duke nxitur debat.

Dje kjo temë ka qëne e dikutuar edhe tek emizioni “Zonë e lirë”. Por ajo që bëri përshtypje ishte sesi biznesmeni Elton Ilirjani që i përket ketij komuniteti u kthye kundër Xhenit dhe shprehu publikisht se ishte kundër që këtë nismë ta merrte komuniteti LGBTI.

“Çështja e bullizmit nuk duhet ngatërruar me LGBT. Nëse unë do shkoja nëpër shkolla me imazhin që kam krijuar dhe të thoja që është në rregull të jesh gay atëherë të rinjtë mund të ndikoheshin.

Unë e kam provuar të kthehem dhe të bëhem heteroseksual. Kisha një të dashur për tre muaj, ajo ishte afrikane.

Mua më vriste mendimi që isha gay dhe provova lidhjen me të. Unë nuk isha i përfshirë me të, isha i tërhequr nga meshkujt. Mua më pëlqeu, seksualisht ishte në rregull, por nuk më tërhiqte emocionalisht.

Ndikimet nuk janë pozitive tek gjithsecili nga ne. Ne duhet të jemi më të qetë dhe të mos bëjmë zhurmë me një Shqipëri të tërë”, tha Ilirjani.

Share With:
Translate »
749 Views