TMERR/ E rrahur brutalisht dhe e përdhunuar, 6-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpinë e gjyshërve
Komuniteti lokal në Liban është tronditur nga vdekja e një vajze 6-vjeçare e cila u përdhunua dhe u keqtrajtua brutalisht.
E mitura ishte zhvendosur së fundmi në shtëpinë e gjyshërve me nënën, pasi prindërit e saj u divorcuan.
Mësohet se nëna e çoi fëmijën në spital pasi kishte ethe dhe mjekët e këshilluan që të shtrohej menjëherë por ajo mori fëmijën dhe u kthye në shtëpi. Të nesërmen vajza e vogël u gjet e vdekur në shtëpinë e gjyshërve.
Gazeta libaneze “An-Nahar” ka theksuar në raport se 6-vjeçari kishte gjakderdhje dhe për këtë arsye, kishte anemi të rëndë. Po ashtu, dyshohet se vajza e vogël është përdhunuar. Raporti mjekoligjor tha se fëmija kishte të nxira në fytyrë, buzët e fryra dhe ishte sulmuar seksualisht.
Babai i vajzës 6-vjeçare ka bërë padi ndaj familjes së ish-bashkëshortes për vdekjen e fëmijës.