Tmerret e natës, arsyeja pse zgjohen fëmijët dhe fillojnë të qajnë

Tmerret e natës tek fëmijët

Më ndodh që papritur fëmija im të ngrihet natën dhe fillon të qajë me dënesë, mundohem ta ngre, por nuk ngrihet dhe ngadalë bie prap në gjumë. Nuk e kuptoj se ç’ndodh me të. Mos po përjetonte një makth?

Ndyshe ky është quajtur tmerri i natës apo i gjumit tek fëmijët. Kjo dukuri ndodh gjatë kohës kur fëmija është në gjumë të thellë. Tmerri i gjumit quhet zgjimi i pjesshëm i trurit të fëmijës, që do të thotë se sistemi i zgjimit të trurit fillon, por sistemi i gjumit nuk është fikur akoma.

Çfarë i shkakton tmerret e natës?

Tmerret e natës ndodhin më shumë tek fëmijët e moshave 18 muajsh deri në 2 vjeç. Kjo për shkak se këta fëmijë bëjnë gjumë shumë të thellë, dhe ngacmime të vogla nga jashtë (për shembull zhurmat) apo të brendshme (për shembull ethet, i ftohti etj) e bëjnë të përjetojë këto tmerre.

Si ta kuptoj kur fëmija po kalon një tmerr nate?

Ndërsa shumica e fëmijëve do të kenë kaluar të paktën një tmerr të natës gjatë fëmijërisë së tyre, disa mund të jenë të prirur ndaj tyre, madje edhe të kenë disa gjatë një nate. Për të kuptuar rastet kur fëmija po kalon një tmerr nate duhet të shihni me kujdes nëse ai, fillon të djerësisë, të belbëzojë fjalë, të lëvizë apo të fërkohet. Tmerret e natës ndodhin gjatë gjysmës së parë të natës dhe zgjasin rreth 3-4 minuta, më pas fëmija kthehet prapë në gjumë, pa kujtuar asgjë.

A janë të dëmshme këto tmerre?

Ndërsa tmerret e natës mund të jenë tepër të frikshme për të rriturit, ata nuk janë të padëmshëm për fëmijët. Tmerret e natës nuk janë anormale. Ata nuk e dëmtojnë fëmijën dhe nuk janë të dëmshme për trurin e tij.

A duhet ta zgjoj fëmijën kur po përjeton një tmerr nate?

Kjo gjë mund ta dëmtojë fëmijën duke e bërë atë të jetë i shokuar nga e gjithë kjo. Është mirë që të mos e ngacmoni sepse kjo nuk zgjat më shumë se 3 minuta. Ndërkohë ju sigurohuni që ai të jetë i sigurt dhe të mos bjerë nga krevati.

A mund të parandalohen tmerret e natës?

Në shumicën e rasteve këto tmerre nuk mund të parandalohen. Po në rastet kur shihni që kjo gjë po bëhet më serioze apo fëmija fillon të preket shpesh nga këto tmerre, atëherë duhet menjëherë të kontaktoni pediatrin për një informacion më të detajuar.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
4662 Views