Tolgahan Sayisman kujton tmerrin e jetuar në Turqi dhe ngushëllon në shqip të gjithë shqiptarët

Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Përmes një postimi, aktori i njohur turk ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptar në këto ditë të trishta, duke kujtuar  tmerrin e jetuar në Turqi në tërmetin e vitit 1999, që mori shumë jetë njerëzish.

Me shpresën që Shqipëria të mos përjetojë më të tilla histori, Tolgahan shkruan:

“Në vitin 1999, ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë më mire. Zoti i ndihmohtë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqiperi”.

Share With:
Translate »
492 Views