Tom Cruise më në fund kthen sytë nga e bija, gati të lërë shentologjinë

Tom Cruise është përfshirë me kishën e Shentologjisë që në vitin 1990 dhe ka qenë një avokat pa zë i kësaj feje si asnjë më parë. Sipas medies, aktori mendon se tani ka ardhur koha që të heqë dorë prej saj, për hir të së bijës. Tom nuk takohet prej 5 vjetësh me Surin, që tani është 11 vjeçe. “Star” shkruan se nëse aktori do që të bëhet pjesë e jetës së saj duhet të heqë dorë nga kisha, që ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Sipas burimit të referuar nga “Star”, ky do të vendimi më i vështirë që Cruise duhet të marrë në jetën e tij. Herën e fundit që Tom dhe Suri janë fotografuar bashkë në publik ka qenë gushti 2012, kur e çoi në park argëtues ujor në Florida.

Share With:
Translate »
727 Views