Tragjedi e dyfishtë/ Nëna pëson atak kardiak, mbyt beben e porsalindur teksa i jepte gji

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Argjentinë, ku një nënë ka shtypur për vdekje beben e saj të sapolindur.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se nëna ka rënë sipër foshnjës, pasi humbi ndjenjat teksa po i jepte gji.

30 vjeçarja Mariana Ojeda, e cila vuante nga tensioni i lartë, humbi ndjenjat dhe nuk u zgjua më. Ajo humbi jetën së bashku me vajzën e saj të vogël.

Mësohet se autopsia e dy viktimave tragjike është ende duke u zhvilluar edhe pse hetimet nuk tregonin shenja dhune.

Besohet se nëna ka vdekur nga një atak i hipertensionit, duke rënë e shtypur për vdekje te bijën, të cilën po e ushqente me gji.

Share With:
Translate »
948 Views