‘Kim Jong ka rrëmbyer 2 mijë të mitura dhe i mban si skllave seksi’

Rrëfimet  e shumta të dëshmitarëve kanë bërë të ditur se rrethi i brendshëm i Kim Jong-un, ka ndjekur praktikën e babait të tij të ndjerë, ish udhëheqësit historik të Koresë së Veriut, duke ndarë me forcë vajzat e reja nga prindërit për t’i trajnuar ato si “argëtuese” profesionalë.

Skuadra famëkeqe e ‘kënaqësisë’ u zbulua nga defektorët e Koresë së Veriut të cilët u larguan nga shteti komunist per në Kinë ose Korenë e Jugut, raporton ‘Sputnik’. Një grup prej rreth 2000 vajzash thuhet se janë zgjedhur nga eigjithë vendi dhe janë trajnuar për t’i shërbyer elitës ushtarake të Koresë së Veriut.

Detyrat e tyre variojnë nga këndimi, vallëzimi dhe dhënia e masazheve, ose kryerja e favore seksuale.

Sipas raporteve, disa nga vajzat nuk i kanë mbushur as 13 vjece kur zgjedhen për “punën” e ardhshme. Kur të merren, nxënësit shqyrtohen tërësisht për të siguruar se grupi e tyre e gjakut është i pastër, dhe nëse ato janë në shëndet të mirë dhe, natyrisht, nëse janë të virgjëra.

Pasi ndahen nga familjet e tyre, shumë të afërm nuk mësojnë kurrë për vajzat e tyre, shkruan syri.net.Shpesh ato shkojnë disa muaj jashtë vendit për të studiuar masazh ose për të mësuar të këndojnë e të kërcejnë në mënyrë profesionale.

Një nga defektoret, Mi-Hyang, i cila u arratis në Korenë e Jugut, pretendoi se ajo i kishte ‘shërbyer’ Kim Jong-il për dy vjet.

Në një intervistë për “Marie Claire” në vitin 2010, ajo kujtoi se ishte 15 vjeç, kur dy ushtarë u vërsulën në klasën e saj dhe e larguan nga gjiri i familjes, për ti shërbyer diktatorit dhe rrethit të tij miqësor.

Share With:
Translate »
885 Views