Tragjedi në garat e motoçiklizmit, humb jetën në pistë piloti 14-vjeçar

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në  garat e motoçiklizmit. Talenti 14-vjeçar, Hugo Millan ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të rëndë në pistën e MotorLand Aragón, Spanjë.

I riu po garonte me motorin e tij në turneun e quajtur “European Talent Cup”, kur në kthesën 13 humbi kontrollin e motorit dhe ra në asfalt. Më pas ai u çua dhe tentoi të dalë nga pista.

 

Në atë moment një nga pilotët e tjerë i erdhi nga pas me shpejtësi dhe i dha goditjen fatale. Pas aksidentit ai u dërgua në spital, por nuk ishte e mundur të shpëtonte për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Share With:
Translate »
203 Views