Tragjedi në Greqi, burri vret gruan në sy të fëmijës së mitur dhe më pas veten

Greqi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Halkidiki.

Sipas informacioneve një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre tetë-vjeçar.

Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur në sy dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit. Autori pasi ka qëlluar partneren e tij, më pas ka kthyer tytën drejt vetes dhe i ka dhënë fund jetës. Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Gruaja ishte nga Ierisso ndërsa autori ishte nga zona e Stratonikit ku ata banonin. Trupi i pajetë i 36-vjeçares dhe i sulmuesit është pikasur nga tezja e 39-vjeçares dhe ka njoftuar policinë. Për momentin nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.

Share With:
Translate »
77 Views