Tragjedia në Himarë, rrëqeth djali: Nëna më vdiq në duar, e lashë ta merrte deti!

Mëngjesin e të mërkurës Avdul Rama së bashku me nënën, babain dhe një shok shkuan në det për të mbledhur rrjetat. Por shumë shpejt gjithçka u kthye në një makth për ta, pasi një stuhi e fortë i zuri në det dhe iu përmbyt anija. Avduli ka rrëfyer edhe njëherë momentet e tmerrit dhe ka treguar se si arriti të shpëtonte, ndërsa nënën e la të vdekur në det.

Ai u shpreh:

Në momentin që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori ramë të gjithë, anija u përmbuyt, i dyti doli sky shoku i treti babai. Nëna ishte poshtë, unë i thashë të kapej te dera të dilte se anija po mbytej. I kisha veshur një stalagjent, gjysma i ishte grisur, dhe gjysmën e kishte veshur. Kemi qëndruar mbi gjysëm ure në ujë. Ishte mbështetur tek vinçi, vetëm duart i mbante në anije. E dija se kishim tokën afër, i thashë mos lëviz se të nxjerr unë. E mbajta gjysëm ore të gjallë në krahë. S’kisha mundësi se më vdiq në duar. E lashë se vetëm babain kisha në krahë. Kjo mbaroi i thashë. Lërë më tha, dil vetë se nuk ke çfarë të bësh më. Kam parë vëllain me një gomone të madhe, humba ndjenjat. Mbaj mend që u përmenda në Jalë, pashë babin, vëllain, por nënën nuk e pashë më

Ndërkohë djali tjetër i familjes, Arsen Rama nuk kishe shkuar me ta në det ditën e tragjedisë dhe në momentin kur ka telefonuar familjarët e tij dhe askush nuk i është përgjigjur, ai ka kërkuar menjëherë ndihmë në policinë kufitare.

Share With:



977 Views