Tragjike: 12-vjeçari var veten në pemë pas debatit me prindërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë, rreth orës 21:30 ku një fëmijë 12-vjeçar ka varur veten me litar në pemën e oborrit të shtëpisë.

I mituri me iniciale O.B kishte debatuar me prindërit pasi ishte larguar nga shtëpia pa lejen e tyre. 12-vjeçari i kishte përjetuar keq kritikat e prindërve dhe kishte ndërmarrë veprimin fatal.

O.B është gjetur i varur nga prindërit dhe është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta risjellin në jetë pavarësisht përpjekjeve.

Të tronditur nga kjo ngjarje, prindërit nuk kanë dhënë më shumë sqarime, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Share With:
Translate »
950 Views