Tragjike: Fëmija 4-vjeçar mbytet në pishinën e hotelit në Golem
Një 4-vjeçar ndërroi jetë sot në mënyrë tragjike pasi u mbyt në një pishinë në Golem.
I vogli i kishte shpëtuar vëmendjes së gjyshes së tij, e cila e kishte marrë me vete në hotel. Ajo ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit, për të lënë një porosi, kur vogëlushi ishte afruar pranë pishinës.
I mituri u gjend nga punonjësi i vilës, Idai Zaka, i cili e nxori vogëlushin nga pishina por shumë vonë.