Khloe rrëfen se ç’e surprizoi në të qenurit nënë!

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes True, Khloe është rikthyer me disa postime lidhur me ndjesinë e të qenurit nënë, ku së fundmi rrëfeu se me çfarë ishte surprizuar këto kohë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shkroi në blogun e saj ditën e djeshme (22 maj) se True e ka mbushur me energji, të cilat nuk mendonte se i kishte. “Mendoj se ajo që më surprizoi më shumë në lidhje me të qenurit nënë është se kuptova që nuk ka rëndësi sa e lodhur je, sepse gjithnjë do ta gjesh durimin dhe forcën për t’u marrë me fëmijën. E dimë që bebet kanë nevojë për ndihmën tonë mbi çdo gjë, kështu që gjejmë forcën dhe energjinë për t’i ndihmuar ata”, shkroi Khloe.

Share With:
Translate »
624 Views