Tragjike/ Sulm me armë zjarri, 8-vjeçari vritet në qendrën tregtare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Alabama. Në një qendër tregtare në Hoover janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Departamenti i Policisë ka njoftuar se fatkeqësisht ka humbur jetën një fëmijë 8-vjeçar i quajtur Royta.

“Jam shumë i trishtuar të raportoj se një fëmijë 8 vjeçar ka humbur jetën menjëherë pasi mbërriti në spital”, tha Shefi i Policisë në një konferencë për mediat.

Nëna e djalit ka treguar për “Al.com” se ajo dhe tre fëmijët e saj, së bashku me njerkun e tyre po prisnin në rradhë në Vendin e Fëmijëve, në momentin që janë dëgjuar të shtënat.

“Dëgjuam të shtënat dhe unë i mora fëmijët dhe u shtrimë në tokë. Kur u ngritëm të gjithë, ai ishte i vetmi që nuk u ngrit”, tha ajo.

Share With:
Translate »
411 Views